Shadowmatic është një lojë mjaft e veçantë ku objektivi kryesor është të rrotullojmë objektet e ndryshme për të krijuar disa hije që të njihen dhe të kenë lidhje me ambientin përreth. Një lojë me të vërtetë origjinale për sa i përket gameplay. Në fillim do të jetë pak e vështirë sa të ambientoheni me mekanizmat por më pas jam i sigurtë se loja do ju pëlqejë.


Grafika është e punuar shumë mirë. Loja përfshin 9 dhoma, secila e karakterizuar nga një temë specifike që duhet mbajtur mend, nga një muzikë e veçantë dhe një atmosferë unike dhe ndryshe nga dhomat e tjera. Nëse loja bëhet tepër e vështirë mund të shfrytëzoni një buton për të kërkuar ndihmë, por mos e abuzoni përdryshe nuk ka kuptim loja.


Shadowmatic është i disponueshëm në App Store me çmimin 2,99€. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. Peshon 228 MB. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment