Përdoruesit e Samsung Galaxy S6 edhe S6 Edge po raportojnë probleme me memorien RAM. Siç e dimë, këto 2 produkte montojnë 3Gb Ram DDR4 edhe kjo teknologji është më e shpejta gjë mund të gjëndet në treg. Problemet e raportuara lidhen me ekzekutimin e programeve që po ekzekutohen por nuk janë aktivë ose ato që ndodhen në "Background".

Realisht në qoftë se një program nuk është aktiv ai vazhdon ekezekutimin e tij edhe në momentin që hapet përsëri ai duhet të rikthejë të njëjtën gjëndje në të cilën përdoruesi e la. Me sa duket kjo gjë nuk ndodh me programet që ekzekutohen në gjëndje jo aktive sepse në qoftë se ju hapni një program edhe më pas e mbyllni për të hapur një tjetër por më pas riktheheni përsëri tek programi i parë, ai nuk do të jetë në gjëndjen kur e mbyllët.

Pra duket sikur programi i cili menanxhon memorien është konfiguruar në një mënyrë të tillë që ti mbylli me forcë programet që ekzekutohen në gjëndje të mbyllur. Nga ana tjetër, përdorues të ndryshëm ankohen për sasinë e memories të konsumuar nga programet në ekzekutim.

Pritet që shumë shpejt Samsung të publikojë një përditësim për këto produkte, i cili do të sjellë Android 5.1.1 i cili për ironi të fatit, premton se do të sjellë përmirësime madhore në menaxhimin e memories. Aktualisht në Galaxy S6 edhe S6 Edge ekzekutojnë versioni 5.0.2 të Android Kitkat. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment