Thirrjet me zë në WhatsApp tashmë janë një realitet. Por, a do e përdornit këtë funksionalitet të ri për të zëvendësuar thirrjet tradicionale? Thirrje përmes WhatsApp natyrisht që nuk janë falas, nëse nuk po shfrytëzoni rrjetin Wi-Fi të komshiut. Që të dy bashkëbiseduesit duhet të shpenzojnë ca megabyte nga interneti i tyre, por ai që bën thirrje shpenzon akoma më shumë.

Një minutë thirrje nga WhatsApp ju kushton afro 0.15 deri në 0.20 megabyte nga interneti juaj 3G. Cilësia e thirrjeve në 3G është mjaft e mirë ndërsa në rrjetet 2G lë shumë për dëshiruar. Në rrjetin 2G një thirrje 1 minutë kushton afro 0.35 megabyte të dhëna.

Pa një ofertë të mirë, një thirrje në WhatsApp do ju kushtonte më shumë sesa një normale. Thirrësi duhet të zotërojë një linjë më të mirë interneti. Zakonisht një thirrje nga një rrjet 3G me shpejtësi mesatare 8 Mbps nuk ballafaqohet me ndërprerje po që zëri ka tendencë të degradohet.

Ndërsa në rrjetet 2G, WhatsApp paralizohet tërësisht. Për një eksperiencë më të mirë ne ju sugjerojmë të shfrytëzoni internetin Wi-Fi të një linje fikse si ADSL, VDSL apo Cable. Po të krahasojmë me Facebook Messenger, thirrjet nga një rrjet Wi-Fi përmes këtij të fundit janë shumë më cilësore se ato të WhatsApp. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment