Pasardhësi i gjarpërit të famshëm të Nokia-s mbërrin zyrtarisht në App Store, dhe është falas. Snake Rewind është titulli i lojës së re dhe ofron dy lloje komandash: tap ose swipe, pra me prekje ose rrëshkitje të gishtit mbi ekran. Janë të shumta ngjashmëritë me versionin e vjetër të lojës por janë të shumta edhe diferencat midis tyre.

Mbitëgjitha, loja është e strukturuar me misione të ndryshme, si për shembull mbledhja e disa frutave ose realizimi i një combo. Pasi të kemi kompletuar këta misione do të zhbllokohen nivelet e tjera. Diferenca është edhe tek rritja e fuqive, gjarpri mund të fitojë disa power up gjatë lojës.

Snake Rewind është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 5.2 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

3 comments:

  1. E Pse disa aplikacione ne faqen tuaj Jane falas e kur i klikon ato Jane me pare 😅

    ReplyDelete
  2. Në përgjithësi aplikacionet janë falas në moemntin që shkruhet artikulli, pastaj ka nga ato oferta që zgjasin shumë pak orë dhe brenda ditës bëhen me pagesë!

    ReplyDelete
  3. pershendetje kam iphone 4s me jelbrik por kam instalu diqka dhe tash veq me del ne ekran me konektu me itunes ikona e kaltert por nuk po du me bo update verzionin eri aka mundesi najqysh mem bet verzionin 7.1.2.qe ekam

    ReplyDelete