Në fillim të javës së kaluar, Spotify prezantoi disa të reja mjaft të rëndësishme, si përmbajtjet video dhe podcast të kombinuara me muzikën streaming. Midis këtyre risive, së shpejti do të kemi edhe një aplikacion zyrtar krejtësisht të rinovuar grafikisht. 9to5Mac ka publikuar imazhet e para që shfaqin një layout të rinovuar dhe një ndërfaqe përdoruesi për të sistemuar dhe të thjeshtë për t'u menaxhuar.


Ka edhe disa funksione që shfaqin këngët tona të preferuara në faqen kryesore dhe që përmirësojnë këshillat rreth muzikës që mund të dëgjëjmë në bazë të shijeve tona. Nuk mungojnë as funksionet e dedikuara atyre që pëlqejnë të vrapojnë, duke qenë se tania aplikacioni mund të llogarisë hapat për minutë dhe të ofrojë këngë të veçanta për të ndihmuar gjatë stërvitjes. Ky version i Spotify do të jetë i disponueshëm së shpejti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment