Çdo muaj, faqja e njohur IGN zgjedh një lojë nga App Store, si më të mirën e muajit, dhe e ofron atë falas. Për muajin Maj ka përzgjedhur lojën NBA Jam që ju ftojmë ta shkarkoni menjëherë duke ndjekur udhëzimet tona. Oferta është e limituar, pasi janë të disponueshme një numër i caktuar kodesh, kështu që ju këshillojmë të nxitoni. Duhet të ndryshoni adresën IP për të marrur kodin redeem edhe për Shqipërinë (ndiqni guidën tonë).

1. Shkoni tek kjo faqe

2. Shtypni butonin GET MY CODE

3. Prisni sa të ngarkohet faqja dhe më pas klikoni tek kodi Redeem me ngjyrë të kuqe që do të gjeni në qëndër të dritares pop-up.

Do të hapet iTunes dhe nëpërmjet një proçedure automatike do të nisë shkarkimi i lojës. Në këtë mënyrë, do të kurseni plot 0,99€!


Me lojën NBA Jam mund të zgjedhni të personifikoni idhullin tuaj të preferuar midisa 30 skuadrave të ndryshme NBA. Mund të zhbllokoni edhe legjenda si: Scottie Pippen, Dennis Rodman, Dr. J, Scott Skiles, Karl Malone, Detlef Schrempf e Danny Manning, përveç lojtarëve sekret që mund t'i keni ekskluzivisht vetëm për pajisjet iOS. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment