Sot do ju flasim për "MyScript Stylus", një tastierë për iOS 8 që na lejon të shkruajmë në iPhone me shkrim dore. MyScript Stylus ka disa karakteristika shumë interesante dhe funksionon mirë. Njeh shumë mirë shkrimin me dorë të lirë dhe atë me gërma të mëdha shtypi. Gjithashtu në pjesën e sipërme sugjerohen edhe tre fjalë që sistemi parashikon se ju dëshironi t'i shkruani.

MyScript Stylus vinstalohet me mënyrën klasike të tastierave për iOS 8 (guida jonë). Shkoni tek Settings > General > Keyboards > Add new keyboard. Menjëherë pas listës së tastierave do të gjeni opsionin "Third party keyboards". Në bazë të tastierës së instaluar, mjafton të hapni aplikacionin e tastierës që keni shkarkuar për të zgjedhur gjuhën, temën dhe konfigurimet e tjera.

MyScript Stylus është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment