Lenovo është një nga kompanitë më të mëdha në tregun e teknologjisë informatike e cila mbulon disa sektore të saj. Një ndër sektorët në të cilën kjo kompani operon është tregu i Laptop-ëve. Ditët e fundit kompania ka prezantuar në treg versioni LaiVie Z. Nëpërmjet këtij modeli Lenovo synon të konkurojë drejtëpërdrejtë MacBook Air të kompanisë Apple.

Edhe pse dimensionet e këtij produkti nuk janë ato të Macbook Air, kompania mund ta konkurojë Apple tek pesha totale e produktit e cila është më e vogël. Në fakt Lenovo nuk ka arritur të krijojë një produkt që ka trashësi sa Macbook Air por nga ana tjetër ka arritur të krijojë një material i cili e bën LaVie Z shumë më të lehtë.

Për sa i përket karakteristikave Hardware Lenovo LaVie Z do të montojë chip-in Intel i7 të gjeneratës së shtatë, 8 Gb Ram si edhe 256 memorie fikse me teknologjinë SSD. Pra performanca duket e garantur në këtë produkt. Çmimi i këtij versioni do të jetë 1.699$ ku sigurisht nuk është edhe aq ekonomik. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment