Lara Croft: Relic Run është loja më e re e ambientuar në botën e Tomb Raider. Edhe pse e strukturuar si një lojë endless runner, ofron gjithsesi një eksperiencë krejtësisht ndryshe falë edhe një grafike 3D të punuar në çdo detaj. Lara Croft: Relic Run është një lojë aksion e mendur për të gjithë fansat e serisë Tomb Raider.

Qëllimi i lojës do të jetë të vraponi, kërconi, të përdorni mjetet që keni në dispozicion duke u munduar që të mbijetoni sa më gjatë. Duhet të gjeni rrugën e duhur midis disa skenave antike, plot me rreziqe dhe sekrete, por edhe të rikarikoni armët e Larës gjatë dyluftimeve të ndryshme. Pasi të keni kaluar nivelet e ndryshme, në fund duhet të përballeni me bosët final të çdo niveli.


Lara Croft: Relic Run është e disponueshme falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. iphone shum i mir por mak i lir hahahahhaahahahahahahahhahahahahahaha

    ReplyDelete