Apple Watch tashmë është një produkt që kushdo mund ta ketë. Kjo do të thotë gjithashtu se ekspertët mund të përcaktojnë edhe një kosto totale për secilin komponent që produkti në fjalë integron. Kompania IHS Technology ka publikuar një artikull në të cilën llogaritet kosto totale e Apple Watch përpara se ajo të hidhet në treg.

Nga imazhi në krye të artikullit mund të shikoni qartë që një Apple Watch i cili kushton 349$ ka një kosto prodhimi prej 87$. Elementi që kushton më shumë në këtë produkt është ekrani i cili ka një vlerë prej 20.50$. Shumë nga ju do të mendojnë se kjo kosto është shumë më e ulët se sa kosto e blerjes në dyqan por kjo shpjegohet me faktin që kosto totale nuk përfundon vetëm pjesët fizike. Duhet të shtoni koston e montimit, transportit kosto e garancisë që Apple ofron si edhe shumë taksa të cilat aplikohen nga çdo shtet ky produkti në fjalë shitet. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment