Analisti i KGI Securities Ming-Chi Kuo, gjithmonë i kujdesshëm për sa i përket planeve të Apple, ka publikuar një shënim me plot njëmbëdhjetë karkateristika që pritet të ketë gjenerata e ardhshme e iPhone. Pika më e fortë e iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus sipas Kuo do të jetë Force Touch, teknologjia e prezantuar sëbashku me Apple Watch dhe që u integrua më pas edhe në trackpad-in e MacBook 12".

Pajisjet e reja të Apple duhet të kenë edhe një proçesor A9 dhe 2GB RAM, një fotokamera të përmirësuar 12 megapixel, një ngjyrë shtesë (rozë gold), dhe shumë karakteristika të tjera. Ja lista e plotë:

1. Force Touch do të jetë karakteristika më e rëndësishme. Kjo teknologji do të përmirësojë eksperiencën e përdorimit të përdoruesit, duke i ofruar metoda të reja.

2. Ekranet do të jenë akoma 4,7" dhe 5,5", me të njëjtin rezolucion të modeleve aktuale. Nuk do të ketë një model të ri me ekran 4".

3. iPhone i ri do të vijë edhe me një ngjyrë rozë gold, duke u kombinuar kështu me ngjyrën e Apple Watch Edition.

4. Fotokamera do të përmirësohet duke arritur deri në 12MP.

5. Do të shtohet një mikrofon afër speaker-it për të përmirësuar cilësinë e zërit.

6. Do të ketë një proçesor A9 dhe 2GB RAM.

7. Problemi i njohur si "bending" do të përballohet duke përdorur një material të ri.

8. Modeli 5,5" mund të ketë një ekran me xham prej safiri.

9. Touch ID do të përmirësohet edhe më tepër për të promovuar Apple Pay.

10. Do të ketë mbështetje edhe për gjestet.

11. Fillimi i prodhimit parashikohet të nisë në mesin e muajit Gusht. Do të dëgohen 80-90 milionë pajisje në vitin 2015, me shitje më të mëdha për versionin 4,7". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment