Në këtë artikull do t'ju prezatojmë disa imazhe të marra nga studimi me detaje të chip-it S1 i cili montohet në brëndësi të Apple Watch. Ai i përket kategorisë së chip-eve SiP (System-in-Package) e cila do të thotë se në një chip të vetëm integrohen shumë module të nevojshme për funksionimin e sistemit operativ, si proçesori, memoria Ram apo memoria fikse.

Pas punës së iFixit e cila arriti të zmontojë në mënyrë mjaft të thjeshtë Apple Watch, ekspertët e kompanisë ChipWorks kanë arritur të nxjerrin një skicë të detajuar të ndërtimit të brëndshëm të chip-it S1. Nga përshtypjet e para të ekspertëve duket se ai është i mbyllur mjaft mirë edhe është e vështirë ta hapës pa e dëmtuar atë.


Në foton që shikoni në krye të artikullit mund të dallohen mjaft qartë komponentët që përbëjnë këtë produkt. Për të gjithë ata që nuk e dinë, S1 bazohet mbi arkitekturën ARM. Gjithashtu do të vëmë re 2 kontrollues që menaxhojnë prekjet mbi ekran të prodhuara nga kompania ADI, një modul Wi-Fi/BlueTooth të kompanisë BroadCom, sensorin e nxitimet edhe atë të xhiroskopit të krijuara nga kompania SMT, memorien SRAM të kompanisë ELPIDA, memorien fikse SanDisk/Toshiba prej 8Gb, karikuesin nëpërmjet rrjetit Wi-Fi të kompanisë IDT edhe chip-in NFC të kompanisë NXP.


Ekspertët mendojnë se tek S1 Apple ka aplikuar teknologjinë më të mirë të mundshme që të gjitha kompanitë të përmëndura më sipër ofrojnë aktualisht, për sipërfaqen e limituar të produktit  final. Në ditët në vazhdim do t'ju sjellim më shumë informacione në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment