Sipas shumë zërave në rrjet, iOS 9, i cili do të prezantohet në eventin e Qershorit, do të sjellë libraritë e para të cilat do të sjellin funksionin e Force Touch ose prekjes me forcë mbi ekran. Ky funksion njihet gjithashtu edhe si funksioni Haptic. Pra kjo teknologji do ti lejojë sistemit operativ të njohë edhe forcën e ushtruar mbi ekran, të cilën ai mund ta shfrytëzojë për të kryer funksiosione specifike.

Në fakt matja e forcës së ushtruar mbi ekran kërkon gjithashtu edhe një komponent Hardware nga i cili do të merren sinjalet e nevojshme nga iOS. Kjo do të thotë gjithashtu se këtë funksion nuk mund ta shikojmë në eventin e Qershorit pasi asnjë nga pajisjet aktuale nuk integron komponentint në fjalë.

Tjetër element i rëndësishëm që pritet të vij në iOS 9 është edhe tastiera e shkrimit e cila po i nënshtrohet një ndryshimi themelor, sipas ekspertëve. Edhe pse në iOS 8 Apple i dha mundësi zhvilluesve ta përmirësojnë atë sipas nevojave, kjo nuk mjafton që përdoruesi të ketë një tastierë totalisht të rinovuar. Një ndër elementët që po përmirësohen është edhe butoni Shift i cili është mjaft i rëndësishëm për përdoruesin.

Të gjitha këto ndryshime priten që të prezantohen gjatë eventit të Qershorit ku duam të theksojmë se iOS 9 do të vij për të gjithë vetëm në Tetor të këtij viti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment