Inbox by Gmail, aplikacioni inovativ i Google për menaxhimin e email-eve është përditësuar dhe tani do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit pa patur nevojë për ftesë. Inbox përfshin tani edhe funksionin mjaft të nevojshëm "Undo Send" që lejon të anulloni dërgimin e një email-i pak sekonda pasi e keni dërguar, në rast gabimi.

Risitë që sjell versioni 1.3.0:
  • Një grup i ri për udhëtimet: email-et që kanë lidhje me udhëtimet do të grupohen me detaje të rëndësishme në dukje
  • Impostime të reja për funksionin "swipe to delete"
  • Impostime të reja për krijimin e firmës
  • Undo Delete: një funksion që lejon anullimin e një mesazhi të dërguar pak sekonda pasi është dërguar
  • Reminder të krijuara në Keep tani shfaqen edhe në Inbox
  • Janë sistemuar edhe disa bug dhe probleme të tjera. 

Inbox by Gmail është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment