Eurovision Song Contest është eventi më i rëndësishëm muzikor në Europë dhe Shqipëria ka arritur në finalen e madhe falë këngëtares Elhaida Dani. Nëse dëshironi të përjetoni si duhet festivalin, shkarkoni aplikacionin zyrtar direkt nga App Store.

Në bazë të kategorive, çdo përdorues mund të lexojë lajmet e fundit rreth eventit, informacione rreth pjesëmarrësve. Nëpërmjet aplikacionit mund të bëni edhe një selfie me të shkruarën "Eurovision" lart me flamurin e Shqipërisë dhe ta ndani atë me miqtë tuaj në rrjetet sociale.


Eurovision Song Contest është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPod touch dhe iPad. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment