Dropbox për iOS është përditësuar së fundmi duke sjell disa risi, ndër të cilat edhe mundësinë për të komentuar materialet. Dropbox është një nga programet më të famshme për sa i përket arkivimit të materialeve të ndryshme online, një alternativë e mirë e iCloud që mund të përdoret edhe në pajisjet jo iOS.

Ja të rejat që sjell versioni 3.9:

  • Komentoni direkt një file dhe shtoni edhe persona të tjerë në diskutim me anë të @mentions;
  • Skeda e re "Recent" ofron një panoramë të përditësuar të të gjitha aktiviteteve të fundit;
  • Mbështetje për qasje me anë të aplikacionit 1Password; 
  • Modifikime për ta bërë aplikacionin më të besueshëm.

Dropbox për iOS është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment