Microsoft do të sjellë asistentin e saj vokal edhe në platformën iOS. Bëhet fjalë për Cortana i cili do të jetë i disponueshëm falas në App Store. Natyrisht që nuk do të ketë të njëjtin integrim siç ndodh me telefonët Windows, por dobitë janë të shumta gjithësesi. Përshembull, lehtësisht mund të caktoni një përkujtues nga kompjuteri juaj Windows 10 dhe më pas të njoftoheni në iPhone.

Cortana në iPhone do ti mësojë përdoruesve si të ruajnë fotot, muzikën në OneDrive. Pra Cortana do të shërbejë si këshilltari juaj personal. Një version beta i aplikacionit do të vijë për iPhone nga fundi i vitit. Në të vërtetë transferimi i Cortana në iOS ka qenë i pashmangshëm. Nuk është aspak çudi që Microsoft po përpiqet të ofrojë shërbimet e saj në çdo platformë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment