Shumë përdorues të SmartPhone shpenzojnë shifra të mëdha për të patur në dorë fjalën e fundit të teknologjisë por kompania Asus na tregon se për të patur teknologjinë e fundit nuk është e thënë që të shpenzoni gjithmonë shifra marramëndëse. Linja ZenFone e kompanisë në fjalë vjen në treg pikërisht për të kënaqur edhe ata përdorues që nuk kanë mundësitë ekonomike të blenë një SmartPhone të shtrenjtë.

ZenFone 2 vjen në treg me 2 versione të cilat kushtojnë rrespektivish 199$ edhe 299$. Siç jemi mësuar shpesh, produktet në këtë shtresë çmimesh nuk kanë teknologjinë e fundit Hardware, por në rastin e ZenFone 2 gjithçka është ndryshe sepse versioni me 299$ monton fjalën e fundit të teknologjisë.

Të dy versionet montojnë chip-in Intel Atom ku tek versioni me 199$ do të gjejmë serinë Z3560 me shpejtësi proçesori rreth 1.8Ghz ndërsa versioni tjetër monton serinë Z3580 me shpejtësi proçesori rreth 2.3Ghz. Përsa i përket memories RAM versioni më i lirë në çmim monton 2Gb ndërsa ai më i shtrenjtë, 4Gb. 


Përsa i përket memories fikse versioni i me 299$ monton 64Gb, hapësirë e cila na lejon të ruajmë shumë infomacione personale përveç hapësirës që mund të shfrytëzojmë në sistemin Cloud ose Re. Fotokamera është e njëjtë për të dy versionet ku do të gjejmë fotokamerën pas ekranit me kualitet 13 Mpx ndërsa ajo frontale është 5 Mpx. Bateria ka një kapacitet prej 3000mAh. 

Tjetër elementi rëndësishëm është edhe mundësia për të mbajtur njëkohësisht 2 karta Sim aktive, pra funksionin Dual Sim. Gjithashtu do të gjejmë mundësinë për të instaluar memorie të jashtme microSD. Ekrani ka dimensione rreth 5.5-inch edhe kualitet deri në 1920 x 1080. Këto pra janë disa nga karakteristikat e ZenFone 2 të prezantuar para pak ditësh nga Asus. /iPhoneAlbania

2 comments:

  1. admina a ka naj tre per jailbreak iOS 8.3 a po flitet najsen

    ReplyDelete
  2. Do ju kishim njoftuar me shumë dëshirë por akoma nuk ka asnjë të re! :(

    ReplyDelete