Apple Watch po vazhdo të ketë shitje të mira në treg, siç shprehen drejtuesit e Apple, por gjithashtu përdoruesit kanë nisur të raportojnë problemet e para me këtë produkt. Një problem që duket majft serioz është problemi i cili ka të bëjë me tatuazhet në kyçin e dorës. Shumë përdorues të cilët kanë një tatuazh në zonën ku vendoset Apple Watch kanë raportuar probleme me mos funksionimin normal të sensorëve.

Sipas ekspertëve ky problem duket se nuk mund të ketë një zgjidhje të shpejtë nga ana e Apple, të paktën jo një zgjidhje software. Por cilat janë problemet që verifikohen? Një ndër funksionet e produktit është edhe aktivizimi i orës nëpërmjet prekjes së lëkurës. Në qoftë se keni një tatuazh në atë zonë sensori do t'ju kërkojë të shtoni kodin e aktivizimit çdo herë që doni të përdorni orën edhe kjo do të ishte mjaft e bezdisshme për të gjithë, në qoftë se keni aktivizuar njohjen nëpërmjet kyçit të dorës ose "Wrist Detection".

Tjetër probleme ndodh me sensorin e matjes së fluksit të gjakut i cili nuk do të jetë në gjëndje të funksionojë normalist në qoftë se keni një tatuazh me ngjyra të errëta në atë zonë ndërsa me tatuazhet me ngjyra të çelura duket se nuk shfaqen probleme serioze. Marrja e informacioneve të gjakut apo zemrës ndodh nëpërmjet sensorit i cili lëshon në damarë një dritë me ngjyrë jeshile, e cila nuk arrin të deportojë nën lëkurë në qoftë se tatuazhi ka ngjyra të forta.

Pasojat e këtyre problemeve janë të shumta por mund të përmëndim këtu mosfunksionimin e pagesës nëpërmjet Apple Pay sepse sensorët nuk do të arrinë t'ju identifikojnë. Pra në qoftë se keni ndër mënd të blini një Apple Watch edhe keni një tatuazh që përshkron kyçet e dorës atëherë do të ishte më mirë të provoni funksionalitetet në dorën tuaj, përpara se ta blini. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment