Apple Watch vazhdon të befasojë me teknologjinë që integron. Së fundmi kompania Reverse Strap e cila ka nisur projektimin e një rripi për Apple Watch i cili do ti japë mundësi përdoruesit të karikojë baterinë më shpjet. Por si mund të ndihmojë ky aksesor në karikimin e baterisë së Apple Watch?

Reverse Strap ka zbuluar një portë të fshehur tek Apple Watch e cila ndodhet në njërën anë të trupit të orës e cila lidhet me rripin. Pikërisht në kanalin ku rripi lidhet me orën ndodhet një portë e cila ka 5 pika kontakti. Sipas Reverse Strap kjo portë nuk ka akoma një funksionalitet zyrtarë nga Apple por mendohet se kjo portë do ti hapë rrugën prodhuesve të aksesorëve për të sjellë produkte të reja.

Pikërisht një ndër të parët aksesorë do të jetë edhe rripi i cili do të hidhet në treg nga kompania Reverse Strap edhe do të lejojë një karikim shumë më të shpejtë se porta aktuale e karikimit të baterisë tek produkti Apple. Kjo do të ishte një zgjidhje e mirë për baterinë e produktit duke kujtuar që Apple pretendon se autonomia e baterisë është 18 orë, ku realisht është më i ulët. Gjithsesi në ditët në vazhdim do të sjellim më shumë informacione në lidhje me këtë temë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment