A mundet një imazh i vetëm të na bëjë të kuptojmë se cilat janë diferencat midis dy kompanive si Apple dhe Samsung? Nëse flitet për dizajn dhe kujdesin për detajet, përgjigja është po... iMore ka krahasuar detajet e iPhone 6 me ato të Samsung Galaxy S6, duke zbuluar se diferencat në detaje vihen re.

Imazhet tregojnë se si Apple kërkon gjithmonë perfeksionin, ndërsa dizajni industrial i Galaxy është më shumë i përafërt. Por si arrihet në këtë konkluzion? Shumë e thjeshtë, nëse shohim smartphone-in Samsung nga çdo kënd, vihet re një asimetri në disa pjesë.


Për shembull, speaker-i nuk është në të njëjtën linjë me vrimën e mikrohonit, lidhësit të karikuesit dhe hyrjes së kufjeve. Ndërsa në iPhone, të gjithë këta elementë janë simetrik dhe të lidhur me njëri tjetrin. Edhe dajle Lightning është ndërtuar në mënyrë të tillë që të jetë simetrike me elementët e tjerë.

E njëjta gjë vlen edhe për pjesët e tjera. Për shembull, vendi ku vendoset karta SIM, në pajisjet Samsung nuk është simetrike me elementët e tjerë. Për tu vënë re edhe ngjitësje skandaloze Qualcomm 4G që i prish bukurinë telefonit. Një gjë të tillë Apple nuk do ta lejonte asnjëherë, këtë mund ta konstatojmë edhe nëse krahasojmë një Mac me një PC që është plot me ngjitëse kompanish.


Natyrisht bëhet fjalë për detaje, që pjesa më e madhe nga ju nuk do t'i vënë re asnjëherë. Por, kujdesi i treguar për detajat dëshmon një gjë: Apple harxhon kohë dhe para për të modifikuar të gjitha pjesët e brëndshme dhe bën të mundur që edhe jashtë të ketë një simetri midis tyre. Është kujdesi për detajet që i pëlqente aq shumë Steve Jobs, dhe që tani bën pjesë në ADN-në e Apple, që e bën këtë kompani të jetë aq e suksesshme. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Samsungu ska dizajner per dizajne te produkteve sepse e copjon apple-n

    ReplyDelete