Apple ka prezantuar për të gjithë ju versionin 10.10.4 beta të sistemit operativ OS X Yosemite i cili pritet të publikohet në versionin final, gjatë eventit të 23 Qershorit. Sipas testeve të para ky version ka sjellë përmirësime për programin Photos, Migration Assistant si edhe përmirësime të tjera.

Përmirësime do të ketë edhe përsa i përket performancës totale të sistemit operativ ku nga testet e para duket se Apple ka përmirësuar ndjeshëm ekzekutimin e tij. Në qoftë se dëshironi të provoni versionin në fjalë në Mac-un tuaj, mund ta shkarkoni atë nga portali i Apple, pikërisht duke u rregjistruar në programin e Apple Beta Tester nga ky link.  /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment