Apple ka lëshuar përpara pak minutash versionin e tretë beta të iOS 8.4. Ky version sjell disa përmirësime të sistemit operativ dhe aplikacionin e ri "Music", që siç e kemi thënë edhe në artikullin tonë të mëparshëm, është ridizenjuar nga e para. Për momentin nuk i dimë me siguri ndryshimet që sjell iOS 8.4 beta 3, por do ju njoftojmë menjëherë sa po të zbulojmë ndonjë funksion interesant.

Ky version beta është i disponueshëm edhe për përdoruesit që janë përzgjedhur për të marrur pjesë në programin beta testing publik dhe natyrisht edhe për të gjithë zhvilluesit e programeve që janë të regjistruar në Apple dev center. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment