Apple do t’i ndihmojë shkencëtarët që të mësojnë më shumë rreth ADN-ës së njeriut. Kompania do të bashkëpunojë me shkencëtarët për të mbledhur ADN të ndryshme për kërkime gjenetike, si pjesë e platformës ResearchKit.

Technology Review bën të ditur se kompania po bashkëpunon me shkencëtarët për krijimin e dy aplikacioneve të ndryshme ResearchKit, të cilat do të mbledhin dhe studiojnë të dhëna për formimin gjenetik. Softueri ResearchKit i Apple-it do të drejtojë procesin dhe do të koordinojë subjektet rreth studimeve. Apple do t’i bëjë të ditura këto studime gjatë Konferencës Mbarëbotërore të Zhvilluesve, që do të zhvillohet më 8 qershor.

Apple ka nisur dy studime (një me Universitetin e Kalifornisë, San Francisko, dhe tjetrin me Spitalin “Mount Sinai” në Nju Jork), të cilat do të lejojnë partnerët të mbledhin ose të testojnë ADN-ën e njeriut nëpërmjet një aplikacioni në iPhone. Studimet mbi ADN-ën e njeriut do t’u japin mundësi shkencëtarëve të ekzaminojnë dhe kuptojnë se si formimi gjenetik ndikon tek zhvillimi i njeriut.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment