Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Toca Nature.

Toca Nature është një lojë për fëmij që ndihmon në zhvillimin e imagjinatës dhe ku prindër dhe fëmij mund të luajnë sëbashku. Mund të mbillni pemë, të mblidhni lule, kërpudha ose arra dhe t'i jipni për të ngrënë kafshëve të ndryshme. Në këtë mënyrë fëmijët do të kuptojnë se çfarë hanë kafshët, mund të miqësohen me ta dhe të shohin ditën që bëhet natë.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Toca Nature do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 5.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment