Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Quetzalcoatl.

Quetzalcoatl ofron disa orë lojë dhe është shumë e thjeshtë për t'u kuptuar. Praktikisht, bëhet fjalë për njue miks midis një puzzle dhe arcade-game, që mund të krahasohet me lojën klasike "Snake", megjithëse qëllimi është krejtësisht tjetër. 180 nivele ku mund të vini në provë aftësitë tuaja intelektuale.

Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Quetzalcoatl do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 7.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment