Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Mighty Switch Force.

Në lojën Mighty Switch Force! Hose It Down! do të kontrollojmë personazhin e Patricia Wagon, që është e impenjuar të shpëtojë Tangent City nga zjarri që ka prekur të gjithë qytetin. Objektivi ynë kryesorë do të jetë të fikim zjarret, duke rrotulluar ekranin dhe pozicionuar të gjitha blloqet e nevojshme për të arritur objektivin.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Mighty Switch Force do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 6.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment