Ja ku jemi me rubrikën tonë javore "Aplikacioni falas i javës", takimi i shumëpritur me ofertën falas të javës të zgjedhur nga stafi i Apple. Çdo javë një aplikacion ose lojë e famshme mund të shkarkohet falas për një periudhë të limituar kohe. Kësaj here Apple ka zgjedhur lojën Hyper Square.

Në këtë lojë duhet të poziciononi të gjitha kuadratet që shfaqen në ekran në hapësirat boshe. Për të lëvizuar, rrotulluar dhe ndryshuar përmasat e kuadrateve mund të përdorim disa gjeste. Duke ecur përpara, loja do të bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe do të duhet t'i përdorni në maksimum aftësitë tuaja.


Si çdo app i përzgjedhur nga Apple si "Aplikacioni falas i javës", edhe Hyper Square do të jetë falas për një periudhë të limituar, kështu që ju këshillojmë ta shkarkoni sa më shpejt nëse jeni të interesuar. Është kompatibël me iPhone 4, iPhone 4S, iPhone 5, iPhone 5c, iPhone 5s, iPad dhe iPod touch. Kërkon iOS 4.0 ose një version më të ri. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment