Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Jet Dudes, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jet Dudes është një lojë në të cilën ju duhet të komandoni personazhin e lojës i cili fluturon me ndihmën e disa pajisjeve fluturuese. Pra është një lojë pa fund dhe qëllimi juaj do të jetë të evitoni ose të vrisni armikun dhe të përshkruani sa më shumë metra për të qënë të parët në Game Center.


TrixiBrix, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TrixiBrix është një lojë mjaft e thjeshtë grafikisht por mjaft impenjative e cila do t'ju bëjë për vete edhe do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohën tuaj të lirë. Ja vlen ta provoni.


Organizy Shopper, nga 0.89€, falas. /iPhone
Organizy Shopper është një program mjaft i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të ruajmë në iPhone lista me shpenzimet që duhet të bëjmë në të ardhmen. Programi ka një veshje grafike mjaft të thjeshtë dhe të bukur përveç se është mjaft i thjeshtë dhe intuitiv për tu përdorur. Ja vlen ta keni në iPhone-in tuaj.


Jump And Fly, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të kontrolloni personazhin e lojës të fluturojë sa më lartë duke shfrytëzuar bazamentet e dërrarës. Ju duhet të fluturoni sa më lart për të fituar sa më shumë pikë dhe të rënditeni i pari në Game Center.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. ky aplikacion nuk egziston ne appstore

    ReplyDelete