Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Over, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Over është një program i cili na jep mundësinë të modifikojmë foto që kemi ruajtur në Galerinë e fotove të iOS. Program ofron shumë efekte grafike si edhe shumë stile kaligrafie të cilat mund ti aplikoni tek shkrimet që bëni mbi fotot. 


Instaflash Pro, nga 1.79€, Falas /iPhone, iPad
Instaflash ju lejon të modifikoni fotot në çast duke përdorur teknologjinë LCE (Lighting and Contrast Enhancement). Ajo i shton pjesëve të errëta një ndriçim natyral duke ruajtur kontrastin dhe detajet e tjera duke përdorur algoritmin e ACDSee.


Gibbets 2, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të gjuani disa shigjeta për të shpëtuar disa njerëz në rrezik. Qëllimi juaj do të jetë të shpëtoni njerëzit e varur në litar, duke e prerë litarin me anë të shigjetave që keni në dispozicion përpara se të jetë tepër vonë. Duhet të keni kujdes pasi loja është plot kurthe dhe çdo gabim i juaji mund të shkaktojë një tragjedi.


Mujo, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Mujo është një lojë me temë Kuic ku ju duhet ë mblidhni sa më shumë Tiles për të luftuar krijesat e frikshme. Është një lojë e cila ka arritur mjaft sukses në App Store edhe ne jua këshillojmë ta merrni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment