Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Gangster Granny 2: Madness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do t'ju duhet të ndihmoni një gjyshe të eliminojë një bandë gangsterësh të cilët nuk e lënë të qetë. Granny është një gjyshe mjaft e keqe kur nuk e lënë të qetë në jetën e saj. Ajo di të përdorë një larmi armësh dhe ju duhet ta ndihmoni të gjej gangsterët. Ja vlen ta provoni këtë lojë.



Pdf Reader Premium, nga 2.79€, falas. /iPhone
Pdf Reader Premium është një program i cili na jep mundësinë të menaxhojmë dokumentë me formatin PDF. Ju mund të sinkronizoni programi me iCloud ose Google Drive. Përveç formatit PDF ju mund të menaxhoni edhe formatet e paketës Microsoft Office.


- Block City Wars, nga 0.89€, falas. /iPhoneAlbania
Block City Wars është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një qitësi i cili do të pastrojë qytetin nga njerëzit gjysëm të vdekur që të cilët janë bërë padron të tij. Gjithashtu do të keni mundësinë luani online me miqtë tuaj. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment