Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Video Rotate & Flip, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Nëpëmjet këtij programi ju mund të modifikoni filmimet që bëni me iDevice-in tuaj duke i ndryshuar orientimin si edhe duke i kthyer në anën e kundërt imazhet nëpëmjet efektit "Flip". Në qoftë se jeni të apasionuar pas rregjistrimit të videove atëherë ja vlen ta provoni këtë program.


- QR Scanner Pro, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
QR Scanner është një program i cili na jep mundësinë të skanojmë kode QR të cilat vendosen në produkte të ndryshme për t'ju treguar datën e skadencës si edhe shumë informacione të tjera në lidhje me produktin. Gjithashtu programi na lejon të gjenerojmë kode QR me përmbajtjen që duam ne edhe me pas ti printojmë ato.


- Little Frights, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Little Frights është një lojë të cilën do ta gjeni falas për ditën e sotme. Qëllimi është të mbijetoni sa më shumë nga sulmi i njerëzve gjysëm të vdekur, në botën tuaj të vogël. Gjatë lojës mund të përditësoni aftësitë tuaj por kini kujdes sepse është një lojë që do t'ju bëjë për vete. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment