Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


-Safety Photo + Video, nga 1.79€, falas.  /iPhone, iPad
Ky program na lejon të vendosim fjalëkalim, ose password tek filet tona personale si fotografitë dhe videot që kemi në iPhone ose iPad. Sot mund ta shkarkoni falas nga App Store.


Wikipedia On Map, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na jep mundësinë të mësojmë historinë e një vëndi ku ndodhemi aktualisht. Programi do të na ofrojë një hartë të vëndit që po vizitojmë me disa pika të cilat përfaqësojnë vënde historike dhe duke klikuar mbi këto pozicione në hartë do të hapet automatikisht Wikipedia për të na informuar për vëndin që klikuam.


Crop Videos, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Prisni videot ashtu siç prisni edhe fotot në iPhone. Zmadhojini dhe zgjedhni përmasat që dëshironi. Shikoni videot tuaja ndërsa i modifikoni, dhe eksportojini direkt tek aplikacioni i imazheve në iPhone. Një aplikacion me të vërtetë interesat që ia vlen ta shkarkoni.


Fonta: Telling Stories With Photo, nga 1.79€, falas. /iPhone
Fonta është një program mjaft interesant nëpërmjet të cilit ju mund të tregoni historitë tuaj, miqve, duke krijuar albume me foto nga e gjithë jeta juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas. Ja vlen ta provoni.



ProCam 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
ProCam 2 është një program mjaft profesional për menaxhimin e fotokamerës së iPhone ose iPad. Programi do të na japë mundësinë ti aplikojmë fotokamerës efekte grafike, zgjedhim kualitetin e fotografive si dhe disa funksione të tjera mjaft interesante. Ja vlen ta keni këtë program.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment