Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Bonza World Puzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Bonza World Puzzle është një lojë në të cilën ju duhet të zgjidhni fjalë kryqe në një mënyrë totalisht të re. Kjo lojë sjell eksperiencën e disa lojërave me temë kuic edhe në këtë mënyrë e bën këtë lojë mjaft interesante edhe impenjative.


Compress Video, nga 2.79€, falas. /iPhone
Compress Video është një program i cili na jep mundësinë ti aplikojmë video-ve që kemi rregjistruar një algoritëm kompresimi i cili do të zvogëlojë dimensionet e një file-i video duke ruajtur në maksimum kualitetin. Ja vlen ta keni këtë program.


Note Nota-Ify, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Me aplikacionin Note-IFY mund t'i jepni pak ngjyrë shënimeve tuaja, të përdorini tastiera të palëve të treta (me TextExpander) dhe të sikronizoni gjithçka në Dropbox.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment