Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Ruler Box, nga 1,79€, falas. /iPhone, iPad
Ruler Box është një program mjaft interesant i cili na jep mundësinë të kemi në iPhone ose iPad disa lloje vizoresh matëse të cilat mund të shfrytëzohen për të matur realisht gjatësinë e një objekt nëpërmjet iDevice-it tuaj.


- Eden: World Builder, nga 0.89€ falas. /iPhone, iPad
Eden është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të ndërtoni botën tuaj nëpërmjet blloqeve. Gjithashtu do të keni mundësinë të ndërtoni edhe personazhet e lojës. Pra do të jetë një mënyrë e mirë për të kaluar kohë e lirë. 


XVideo, nga 1.79, falas. /iPhone
XVideo është një program mjaft i dobishëm që do t'ju lejojë të keni në iPhone-in tuaj një rregjistrues video mjaft të kompletuar. Programi do t'ju ofrojë disa lloje filtrash grafikë të cilët mund ti aplikoni në kohë reale kur rregjistroni një skenë.


Echo Prime, nga 0,99€, falas /iPhone, iPad
Zbuloni sekretet që fshihen në univers duke u spostuar nga një yll në tjetrin duke luftuar me jashtëtokësorë dhe piratë hapësinor. Blini armë të ndryshme dhe rrisni fuqitë e personazhit tuaj për t'u përballur me kundërshtarët më të rrezikshëm. 


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

1 comment:

  1. Katastrof asnje fjale sesht e shkruar sic duhet as kuptim nuk kane

    ReplyDelete