Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Snoopy Coaster, nga 0,89€, falas /iPhone, iPad
Qëllimi jonë kryesorë do të jetë të rezistojmë sa më gjatë që të mundemi mbi binarë. Theshtë me një prekje të ekranit me gisht do të arrijmë të kërcejmë, për të ndryshuar binarë, për të mbledhur monedhat dhe për të vrarë kafshët që na shfaqen në ekran. Përveç kafshëve mund të plasni edhe tullumbacët dhe të mblidhni balonat fluturuese.


Carmageddon, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Carmageddon është nj¨ lojë që ka pasur shumë polemika dhe censura në të gjithë botën, po ta luani do ta kuptoni pse. Për ato që nuk e njohin, bëhet fjalë për një lojë me gara të karakterizuar nga pilotë krejtësisht të çmendur dhe që ngasin makina me objektivin për të kaluar çdo checkpoint dhe për të mbaruar garën përpara se të përfundojë koha.


BandWidth Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone
Bandwidth Pro është një program i dobishëm i cili do të na japë mundësinë të kemi informacione në lidhje me konsumimin e paketave të internetit në iPhone. Në qoftë se keni një kontratë interneti me sasi paketash të limituara dhe doni të kontrolloni konsumin atëherë ne ju këshillojmë të instaloni këtë program.


Fish Balls, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fish Balls është një lojë mjaft e bukur dhe zbavitëse ku ju duhet të kapni sa më shumë bulëza uji duke e drejtuar peshkun vetëm me lëvizje të gishtit mbi ekranin e iPhone. Loja është mjaft e thjeshtë por dhe impenative me kalimin e niveleve. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment