Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Muscle Run, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Muscle run është një lojë me gara me makina ku ju duhet të garoni në pista pa fund dhe të jeni të vëmëndshëm të kaloni çdo rrezik dhe pengesë që këto pista kanë. Në lojë do të gjeni 6 lloje të ndryshme makinash si dhe një drejtim të makinës mjaft real. E vetmja e metë e lojës është se duhet të keni iPhone 4S e lart për ta instaluar. Ja vlen ta provoni gjithsesi.


MixBooth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
MixBooth është një tjetër program nëpërmjet të cilit do të modifikoni fotot e tuaja dhe miqve tuaj në mënyrë argëtuese. Programi ofron disa efekte grafike të cilat ndërthuren mjaft mirë me fotot edhe ato do të duken mjaft reale.


-  Super Tank Battle, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Kjo lojë kujton një nga lojërat më të luajtura nga të gjithë ne në vitet 90', Tank 1990. Detyra juaj është të mbroni shqiponjën nga sulmet e tankeve të tjerë. Do të luani në shumë misione dhe gjatë lojës mund të përditësoni tankun tuaj duke e bërë më të fortë dhe të rrezistueshëm ndaj sulmeve. Ja vlen ta keni në iPhone këtë lojë.


mText2Speech, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
mText2Speech është një program i dobishëm i cili do të na lejojë të përkthejmë text nga një gjuhë në një tjetër duke rregjistruar zërin nëpërmjet mikrofoni. Programi është i dobishëm për të gjithë ju që dëshironi të mësoni gjuhë të huaja.


Paper Piano, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Paper Piano është një program mjaft i veçantë në llojin e tij. Ai do të na lejojë të përdorim një fletë letre si një tastierë pianoje. Do të mjaftojë të printoni në një fletë të bardhë tastet e pianos dhe të vendosni iPhone në pozicionin horizontal mbi fletën e letrës. Kamera e iPhone do të njohë çdo lëvizje të gishtave mbi tastierën e printuar dhe do ti interpretojë ato si një lëvizje mbi një tast e cila më pas do të prodhojë një notë të tastierës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment