Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

Active Voice, nga 9,99€, falas /iPhone
Ktheni në çast fjalët tuaja në tekst. Aplikacioni mbështet plotësisht 35 gjuhë të ndryshme. Nuk keni nevojë të shkruani më. Mjafton vetëm të flisni dhe "Active Voice" do të shkruajë për ju.


Speed Pro+, nga 0.89€, falas. /iPhone
Ky program është matës shpejtësi duke u bazuar tek sensori Gps që iPhone monton në brëndësi. Gjithashtu na lejon të ruajmë intenerarin e udhëtimit duke e matur shpejtësinë e lëvizjes në kohë reale. Në qoftë se jeni një person që udhëtoni shpesh ja vlen ta instaloni këtë program në iPhone.


HappyTruck, nga 1,79€, Falas /iPhone, iPad
Në këtë lojë duhet të ngisni kamionin që sjell frutat në pazar, duke evituar pengesat që du ju bëjnë të humbni kohë.


Music Healing | Voice, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion me muzikë relaksuese që tani sjell një koleksion të ri me performanca vokale me cilësi të lartë.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment