Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- iDatabase, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
iDatabase është një program nëpëmjet të cilit ju mund të ruani në iPhone çdo lloj informacioni edhe me pas ta kërkoni atë kur ju duhet, në mënyrë mjaft të thjeshtë edhe intuitive. Ja vlen ta provoni këtë program.


- Chess: SocialChess,  nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Chess është një lojë në të cilën do të keni mundësi të luani lojën Shah e miqtë tuaj online. Gjatë lojë mund të komunikoni me ato nëpërmjet chat-it apo të shikoni statistikat e kundërshtarit në kohë reale. Në qoftë se jeni të apasionuar pas lojës në fjalë atëherë ja vlen ta merrni atë.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment