Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Circular+, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një mënyrë e re për të modifikuar fotot. Ktheni fotot tuaja në imazhe mahnitëse rrethore me anë të aplikacionit Circular+, që sjell disa funksione të reja të pa para ndonjëherë.


BombKit, nga 0.89, falas. /iPhone, iPad
BombKit është një program i cili do të stimulojë shpërthimin e një bombe. Grafika është mjaft reale dhe do të keni mundësinë të hidhni në erë objekte të ndryshme për të testuar fuqinë e bombës. Në qoftë se jeni kuriozë të shikoni çndodh realisht kur shpërthen një bombë mund ta provoni këtë program.

  

Special Enquiry Detail: The Hand that Feeds (Full), nga 4,49€, Falas /iPhone, iPad
Provoni të hetoni një krim, të zgjidhni qështjen dhe të kapni kriminelët në këtë lojë mjaft të vështirë. Detektivët Turino dhe Lamonte janë vendosur të hetojnë një ngjarje mjaft të rëndë: Special Enquiry Detail. Ajo çfarë duhet të bëni është, të gjeni provat për të arritur tek krimineli.


Weathercube: Gestural Weather, nga 1.79€, falas. /iPhone
Ky program na ofron mundësinë për të lexuar parashikimet e motit në të gjitha shtetet e botës, në mënyrë mjaft ndryshe nga një program normal që kryen këtë funksion. Programi shfaq të dhënat e motit në një kub në 3D dhe duke e prekur ose rretulluar atë do të mund të gjejmë informacione në çdo faqe të tij.


- TextVideo, nga 2,99€, falas /iPhone, iPad
TextVideo është një aplikacion mjaft interesant që ju jep mundësinë të shtoni një tekst në video. Teksti mund të modifikoni sipas dëshirës, mund ta deformoni, rrotulloni ose të zgjedhni një model shkrimi të animuar.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme. 

0 komente:

Post a Comment