Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

-VideoStitch, nga 3,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion ideal për të bashkuar videot dhe fotot sëbashku për Facebook dhe Instagram. Mund të bëni kolazhe me foto dhe video sëbashku për momentet tuaja më të bukura dhe t'i shoqëroni ato me muzikë.


iReminder - Mastermind Edition, nga 1,99€, falas /iPhone, iPad
Një aplikacion mjaft i kompletuar për iOS për të kujtuar gjërat që keni për të bërë. Ka një dizajn modern dhe mjaft efikas.


Boost 2, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
Boost 2 është një lojë në të cilën duhet të drejtoni një sferë në labirinthin 3d. Brënda tij duhet të udhëtoni me shpejtësi të lartë. Kjo detyrë nuk do të jetë e lehtë por do t'ju bëjë për vete


Bounty Hunter: Black Dawn, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Bounty Hunder është një lojë mjaft e bukur në stilin RPG(Role Playing Game) ku ju do të luftoni në misione të ndryshme kundër rrobotëve që duan të pushtojnë Tokën ose mund të luani me miqtë tuaj online në stilin Counter Strike. Loja është e ndërtuar me një grafikë në 3D dhe është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën e lirë.

Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme. 

0 komente:

Post a Comment