Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Zombies, Run!, nga 3.79€, falas. /iPhone
Zombies, Run është një program mjaft i vençantë i cili do t'ju ndihmojnë të vraponi në qoftë se kryeni këtë aktivitet fizik. Në sfond do të dëgjoni ulërimat e njerëzve gjysëm të vdekur të cilët duan t'ju kapin. Ja  vlen ta provoni.


Squids Wild West, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të mund të luani në disa mënyra të ndryshme si përshëmbull në stilin Angry Birds ose në stilin Final Fantasy. Krijoni skuadrën tuaj dhe do të luftoni kundra armikut në disa lloje betejash dhe aventurash. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft tërheqës.


- Dark Guardians, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dark Guardians ështue një lojë e re aventurë me një grafikë të realizuar shumë mirë dhe që mënyrë e mirë për të kaluar kohën në momentet boshe të ditës. Objektivi lojës do të jetë të ndihmojmë protagonistin tonë kryesorë të kalojë në ambiente të zymtë e të errët dhe të mposhtë të gjithë përbindëshit dhe djajtë që do të shfaqen gjatë rrugës.


Combo Crew, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Combo Crew është një lojë ku ju do të luftoni me heronjtë e lojë Street Fighter dhe jo vetëm, në misione kundra bandave armike. Përveç kësaj, gjatë lojë mund të përditësoni personazhin tuaj me fuqi shkatërruese të cilat mund ti blini në App Store ose ti fitoni gjatë lojës. Ja vlen ta provoni.


Squids, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju do të mund të luani në disa mënyra të ndryshme si përshëmbull në stilin Angry Birds ose në stilin Final Fantasy. Krijoni skuadrën tuaj dhe do të luftoni kundra armikut në disa lloje betejash dhe aventurash. Loja është ndërtuar në një ambjent grafik mjaft tërheqës.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment