Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

- Here Easy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Here Easy është një program i cili na lejon të kemi në iPhone ose iPad një program alternativ për menaxhimin e hartave. Programi do t'ju tregojë në mënyrë shumë të thjeshtë vëndëndodhjen tuaj sapo ju ta hapni atë. Përveçe kësaj programi ofron informacione të detajuara mbi vëndëndodhjen tuaj dhe funksione që do t'ju lehtësojnë mënyrën e përdorimit të hartave në iDevice.


Shadow Vamp, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Shadow Vamp është një lojë mjaft e bukur ku ju do të luani në rolin e një vampiri i cili është ngopur me gjak dhe dita po afron. Sapo dalin rrezet e para të diellit ju duhet të fshiheni ndaj tyre përndryshe do të ishte fatale. Loja është ndërtuar mbi një ambjent grafik mjaft të bukur. Ja vlen ta provoni.


Trader's Way, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Trader's Way është një lojë në cilën ju duhet të mëson se si funksionon tregu ndërkombëtar dhe të manipuloni atë në mënyrë që rritni sa më shumë fitimet tuaja. Është një lojë mjaft e thjeshtë dhe tërheqëse. Ja vlen ta provoni.


Rune Gems Deluxe, nga 2.69€, falas. /iPhone, iPad
Rune Gems është një lojë ku duhet të gjeni dy objekte  ose më shumë me të njëjtën figurë për të shktatërruar murin që është ndërtuar me ato. Mund të ruani pikët në Game Center dhe ti krahasoni me miqtë tuaj. Kini kujdes sepse duhet të jeni të shpejtë në qoftë se doni të klasifikoheni të parët. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment