Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku do ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë nga App Store, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve që janë në ofertë për ditën e sotme:

iAngle Meter Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone 
Ky aplikacion na lejon të masim kënde, duke shfrytëzuar sensorin e përafërsisë së iPhone. Sot versioni Pro mund të shkarkohet falas. Programi na lejon të masim këndë në dy mënyra. E para është mënyra direkte, ku ju mbështesni iPhone në sipërfaqen e këndit që doni të matni dhe mënyra e dytë është të matni këndin në distancë deri në 1 kilometër duke shfrytëzuar kamerën e iPhone.


Moder Labyrinth, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Labyrinth është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të kaloni sferën tuaj në një labirinth të cilin e kontrolloni nga lart duke lëvizur iDevice. Me kalimin e niveleve çdo gjë vështirësohet dhe për të qënë i pari duhet të kaloni të gjitha këto vështirësi. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


Movie360, nga 4.49€, falas. /iPhone, iPad
Ky program na lejon të rregjistrojmë filmime fotokamerën e iPhone ose iPad, duke i aplikuar asaj rreth 13 efekte grafike të ndryshme. Programi funksionon mjaft rrjedhshëm dhe ju mund ti menaxhoni efektet sipas syut tuaj artistik. Gjithashtu ai aplikon tek çdo file që ju krijoni një algoritëm i cili nuk konsumon memorien fikse, pra file-t janë të rreduktuar.Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad në qoftë se jeni të apasionuar pas filmimeve.


Ju kujtojmë që për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti.Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e rregjistrimit në këtë artikull ose mund shikoni video guidën tonë nga ky link.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme.

0 komente:

Post a Comment