Andrios është një program i prezantuar para pak ditësh në Cydia i cili sjell në iOS shumë funksione të sistemit operativ Android. Siç e dini, një ndër funksionet më të përdorura në Android është edhe mundësia për të shfaqur komponentë të cilët quhen "Widget". Një Widget na lejon të kemi ekezekutimin e një programi në të gjithë faqen ose një në pjesë, të një programi të vetëm.

Andrios sjel pikërisht këtë funksion në iOS. Ndër Widget që mund të vendosni në faqen Home janë ato të Settings edhe funksionin e kërkimit. Përveç Widget do të keni mundësinë të modifikoni Qëndrën e Njoftimeve si edhe shumë elementë të tjerë. Zhvilluesit e Andrios këshillojnë që bashkë me atë të instaloni edhe programin Kvasir II i cili është një temë për WinterBoard-in e iOS që inspirohet nga Android.

Andrios mund të shkarkohet nga repozitori i BigBoss kundrejtë shumë 3.99$ edhe duhet të keni instaluar Jailbreak për ta patur në iDevice-in tuaj. Sipas ekspertëve, Andrios është një program që pritet të ketë një impakt mjaft të mirë tek përdoruesit e Apple Device të cilët kanë instaluar Jailbreak. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment