Kompania Adobe është kompania lider në krijimin e programeve kompjuterike të cilët i dedikohen modifikimit të imazheve edhe jo vetëm. Photoshop Touch është versioni i programit më të përdorur në botë për modifikimin e imazheve, Photoshop. Me sa duket Adobe ka vendosur të ndryshojë strategji përsa i përket versionit për SmartPhone.

Në fakt duke filluar nga data 28 Maj, Photoshop Touch nuk do të jetë më i disponueshëm në App Store sepse Adobe do të sjell disa programe të cilat kryejnë funksione specifike të Photoshop. Pra nuk do të kemi një program të vetëm që kryen të gjitha funksionet por shumë program që kryejnë nga një funksion. Kompania justifikohet me faktin që nuk mund të krijojë një program që i ofron përdoruesit të njëjtin kualitet si në PC edhe për të ruajtur kualitetin e përpunimit edhe në SmartPhone ajo është e detyruar të krijojë programe specifike për çdo funksion.

Programi i parë që do të prezantohet në App Store do të jetë Project Rigel i cili do të jetë një program vërtetë profesional për modifikimin e fotove direkt nga iDevice. Adobe njofton gjithashtu se zhvilluesit e këtij programi po punojnë intensivisht për ta sjellë atë në App Store në fund të këtij viti. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment