Microsoft Surface 3 është versioni i fundit i serisë Surface të kompanisë Microsoft edhe ky produkt ka pothuajse një muaj që është hedhur zyrtarisht në treg edhe ekspertët kanë nisur të raportojnë vlerësimet e para. Sigurisht që në këto vlerësime, fokusi është aftësia e produktit për të zëvëndësuar përdorimin e Laptop-it.

Një pjesë e mirë e ekpertëve mendojnë se Surface 3 nuk është akoma në gjëndje të zëvëndësojë funksionet që mund të kryej një përdorues me një Laptop. Arsyet nuk lidhen me autonominë e baterisë apo me shpejtësinë e komponenve Hardware më shumë se sa komoditeti i përdorimit. Në fakt edhe pse Microsoft e ka kompletuar mjaft mirë këtë produkt, kujtojmë këtu edhe ndryshimin e formatit të ekranit në raportin 3:2, përdoruesit i gjejnë të papërshtatshëm për tu përdorur në vënd të Laptop-it.

Kujtojmë që Surface 3 monton proçesorin Intel Atom 64-bit, 2 Gb Ram edhe 64 Gb memorie fikse. Aktualisht ekzekuton Windows 8.1 por përdoruesit do të kenë mundësinë të përditësojnë tek Windows 10 falas për një vit. /iPhoneAlbania

1 comment:

  1. Qe kur qenka bere Android KitKat ne versionin 5.0.2 8|

    ReplyDelete