Në këtë artikull do t'ju përshkruajmë se si mund të kryeni disa nga funksionet bazë gjatë përdorimit të Apple Watch. Të gjithë jemi mësuar që iDevice të aktivizohet duke shtypur butoni "Sleep" që gjëndet në pjesën e sipërme të tij. Gjithashtu për ta fikur/ndezur atë do t'ju duhet ta mbani shtypur për disa sekonda. Tjetër funksion i dobishëm është edhe mundësia për të rikthyer gjëndjen e sistemit operativ në fazën e tij fillestar ose funksioni i ashtu quajtur "Hard Reset".

Të gjitha këto funksione janë të nevojshme edhe në Apple Watch por mënyra se si mund ti kryeni nuk është e njëjta. Ja se si mund të kryeni këto funksione në produktin në fjalë:

- Si të ndezim Apple Watch
Për të ndezur Apple Watch duhet të mbajmë të shtypur për disa sekonda butonin anësorë. Në ekran do të shfaqet logo e Apple e cila sinjalizon startimin e sistemit operativ. Kujtojmë që në qoftë se po e ndizni atë pasi është fikur nga mos mjaftueshmëria e energjisë në bateri, duhet të prisni disa sekonda derisa të shfaqet logo e Apple.

- Si të fikim Apple Watch
Për të fikur Apple Watch do të na mjaftojë të mbajmë shtypur për disa sekonda butonin anësorë të orës. Pasi të shfaqet butoni me titull "Power Slider Off" do të na mjaftojë ta tërheqim këtë nga ana e kundërt.

- Si të kthejmë sistemin operativ në gjëndjen fillestare në Apple Watch
Ashtu si në iPhone ju mund të bëni "Hard Reset" edhe në Apple Watch. Për të kryer këtë funksion do t'ju duhet të mbani shtypur Kurorën Dixhitale edhe butonin anëesor për 5 sekonda. Kjo do të detyrojë sistemin operativ të rikthehet në kushtet fillestare.

Këto pra janë 3 funksionet të cilat janë të nevojshme për të përdorur Apple Watch. Në qoftë se keni nevojë për ndihmë me këtë produkt mund të na shkruani duke komentuar këtë artikull. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment