Sipas një raporti nga gazeta prestigjioze Bloomberg, Apple është blerësi më potencial për divizionin e hartave HERE të Nokia-së. Gjiganti i Kupertinos është një nga kompanitë e mëdha të cilat kanë shfaqur interes ndaj kompanisë finlandeze. Kompani të tjera që kanë shfaqur interes ndaj divizionit HERE janë Alibaba, Amazon, Facebook, Baidu dhe një grup gjerman që merren me prodhimin e makinave.

Nokia ka punësuar një këshillues financiar për të vendosur se sa do ta shesë këtë biznes. Vlera e biznesit HERE të Nokia-së arrin në 3.2 miliardë dollarë. Nokia bleu paraardhësin e HERE, Navteq, për 5.7 miliardë euro në vitin 2007. Hartat HERE janë përfshirë në 10 milionë makina të reja të shitura në vitin 2013.

Blerja e divizionit HERE nga Apple ka kuptim, pasi do të ndihmonte në zgjerimin e shërbimit të saj Maps. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment