Në fillim të këtij viti, kompania Microsoft prezantoi një set programesh të reja të cilat do të integrohen tek Windows 10. Ndër ato është edhe programi i cili synon të zëvëndësojë Internet Explorer duke filluar pikërish nga versioni i ardhshëm i sistemit në fjalë. Para disa ditësh Microsoft ka publikuar edhe emrin e programit i cili do të quhet Edge.

Microsoft Edge prite të jetë eksploruesi i rrjetit të Internetit i cili do të sjellë një evolucion përsa i përket funksioneve që çdo përdorues do të ketë të disponueshëm direkt nga programi. Një ndër funksionet më të interesante është mundësia për të patur një editor tekstual i cili do t'ju lejojë të ruani shënimet që mund të krijoni gjatë eksplorimit të faqeve web.

Microsoft premton se përdoruesi do të ketë mundësi të instalojë edhe programe ndihmese nga platforma të tjera si Google Chrome. Për të bindur zhvilluesit se ky funksion mund të kryhet në Microsoft Edge, kompania prezantoi funksinimin e programit Reddit për Google Chrome. Gjithashtu përdoruesit mund ta instalojnë në Edge edhe program nga platforma si Mozilla apo Safari.

Microsoft Edge do të integrojë funksionin Cortana për Tab që do të hapet nga përdoruesi me qëllim kërkimin nëpërmjet asistentin vokal të Microsoft, Cortana. Gjithashtu do të kemi edhe funksione të tjera të cilat Microsoft do ti prezantojë në të ardhmen. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment